Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënën pasdite në aeroportin e Arizonës, kur dy avionë privatë u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas autoriteteve lokale, një avion i tipit biznesi i mesëm ka goditur një avion tjetër që ishte parkuar në një pronë private, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Advertisements
Përplasja ka ndodhur pas një incidenti me një avion Learjet, pronë e këngëtarit të njohur Vince Neil. I cili, megjithatë, nuk ishte në bord në momentin e aksidentit. Avioni ka pësuar dështim në sistemin e rrotës kryesore të aterimit, duke çuar në përplasjen me një avion tjetër të parkuar. Për shkak të përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Autoritetet e aeroportit dhe të tjera forca të sigurisë po hetojnë mbi shkakun e aksidentit.
Advertisements