Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Veliaj për të cilin tha se aktualisht është person i dyshuar dhe jo një i dënuar.
Advertisements
Ai tha se arrestimi i Veliajt erdhi pasi ai mund të ndërhyjë në prova dhe se për këtë masë sigurie ndaj tij nuk ka shkelje të procedurave ligjore edhe pse ai vetë nuk është për masa të arrestit me burg, por për masa ndaluese të ushtrimit të funksionit.
Advertisements
Sipas tij një nga akuzat për Veliajn mund të jetë dhe ai i grupit të strukturuar kriminal dhe nëse i bashkohet akuzave të tjera dënimi i tij shkon në 20 vite burg.
Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për akuza sepse Veliaj është ende person i dyshuar dhe pasi të provohen dyshimet nga organi atëherë do formulohen në akuza dhe pastaj çështja i kalon gjykatës. Për momentin është i dyshuar për këto katër vepra penale.
Politika ka të gjithë të drejtën e saj të bëjë aludime, të japë dënime unë flas si avokat, Veliaj është ende person i dyshuar i marrë në hetim që ka dalë një masë arresti ku GJKKO ka menduar se duhet të merret masa arrest me burg sepse i lirë mund të përbëjë rrezik për prishje të provave, apo mund të largohet.
Në këtë kuptim gjykata pasi e ka pasur dosjen në tavolinë dhe më parë, ka arritur në përfundimin se duhet të merret masa arrest me burg për Veliajn.”
I pyetur nëse janë shkelur procedurat për arrestimin e kryebashkiakut, Cakrani tha jo, sepse për Veliajn nuk e di se çfarë ligji është shkelur sepse kur një individ që ushtron funksionin publik, si në rastin e Veliajt atij duhet ti privohet liria për të mëso shkuar në zyrë dhe nuk shikoj shkelje procedure epur këtë masë.
“Gjithsesi unë jam për masa sigurimi dhe Veliaj mund të merrte dhe një arrest shtëpie dhe ti ndalohej hyrja në bashki, dhe nuk jam për arrest me burg. Hetimet prandaj bëhen, prokuroria do marrë kohën e saj sepse ku r të ndërtojë akuzën një nga këto mund të jetë dhe grupi i strukturuar kriminal sepse kur janë më shumë se 2-3 persona kanë funksionimin dhe organizmin, pra këto komponentë ata i plotësojnë për një grup kriminal. Nuk e di nëse SPAK do e komunikoj këtë por nëse ndodh atëherë dënimi shkon shumë i madh.
Nga të 4 akuzat më e rënda është e korrupsionit dhe pastrimi i parave dhe në ligjin procedural dënimi i madh ha të voglin, pra nëse dënohet për këto vepra që dënohet deri në 15 vite atëherë ai përveç kësaj i shtohen dhe 5 vite të tjera nëse akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe i shkon te 20 vite.
Gjykata jep dënimin maksimal dhe nëse i komunikohet dhe akuza e grupit kriminal besoj se do jetë shumë e rëndë. Nëse SPAK shton dhe veprën penale të grupit kriminal padyshim që kjo do përfshijë brenda dhe biznesmenët nuk do jetë vetëm Ajola Xoxa.”
Më tej ai shtoi se Veliaj për të lehtësuar veten dhe bashkëshorten ka të drejtë të bëhet dhe bashkëpunëtor i drejtësisë.
“Veliaj ka të drejtë që të bëhet dhe bashkëpunëtor drejtësie dhe të lehtësohet pozicioni i dënimit, ai mund ta pranojë këtë fakt dhe të tregojë gjithçka dhe të gjithë ata që janë të përfshirë. Nëse bëhet bashkëpunëtor i mirë i drejtësisë mund të zbardhet i gjithë grupi i strukturuar kriminal.
Veliaj nuk është i vetmi zyrtar që mund të bashkëpunojë me drejtësinë, që i ka dhënë drejtësisë emra të panjohur për të dhe më pas ka pasur hetime. Nëse Veliaj do të flasë i bënë mirë dhe shoqërisë për të nxjerr të gjithë emrat.”