Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim të miturit Marjo Përlleshi! Nis procedim penal për stafin e shkollës, dyshohet se…

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe ka dërguar për gjykim autorin e mitur, 14-vjeçarin Marjo Përlleshi.

Advertisements

Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Advertisements

Nga ana tjetër, Prokuroria njofton se ka nisur një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj stafit të shkolllës, lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Prokuroria njofton se hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Vrasja e të miturit tek Shkolla ‘Fan Noli’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave shtetasin M.P

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.

Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/

Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Vrasja e Martin Canit

Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin. I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”

Vetëm një ditë më parë (10 shkurt) Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, duke e lënë Mario Perlleshaj në masën e sigurisë arrest me burg.

Përlleshi kishte kërkuar që të ndryshohej masa e sigurisë dhe të ishte në “arrest shtëpie”.

14-vjeçari ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”.