Policia italiane sekuestron 172 kg kokainë me vlerë 25 milionë euro, arrestohen tre shqiptarë, mes tyre dhe një vajzë

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga policia italiane, në bashkëpunim me policinë shqiptare, ka çuar në zbulimin e një sasie të madhe kokaine dhe ka rezultuar me arrestimin e tre shqiptarëve, përfshirë një vajzë.

Advertisements

Operacioni ka përfshirë ndalimin e një kamioni që merrej me transportimin e lëndëve narkotike. Kamioni, i ardhur nga Madridi, u ndalua në zonën e Reggio Emilia dhe drejtohej nga një 43-vjeçar shqiptar.

Advertisements

Destinacioni i kamionit ishin dy shqiptarë të tjerë, një motër dhe një vëlla, të cilëve shoferi do t’u dorëzonte një çantë me 15 pako kokainë, gjithsej mbi 16 kilogramë drogë.

Gjatë kontrollit në kamion, u gjetën dhe u sekuestruan 172 kilogramë kokainë të fshehur nën dërrasa druri të mbyllura me pllaka metalike. Autoritetet italiane e kanë cilësuar këtë operacion si një goditje të rëndësishme për krimin shqiptar.

Hetuesit kanë vlerësuar se kokaina, e ndarë në tre cilësi, mund të sillte deri në 25 milionë euro në treg. Vajza e përfshirë në këtë operacion ishte e para që paralajmëroi dy shqiptarët për prangimin e mundshëm nga policia, para nisjes së trafikut të drogës.

Pas mbërritjes së vëllezërve në Trieste, policia ka monitoruar lëvizjet e tyre dhe ka ndaluar shkëmbimin e drogës në Rubiera, një zonë industriale.

Kamioni i përdorur nuk kishte GPS dhe shoferi kishte një histori të pastruar penale. Pas zbulimit të drogës, janë arrestuar të tre shqiptarët, të cilët janë dërguar në burg me urdhër të Prokurorisë së Reggio Emilia.