Fragmente tronditëse nga letra e lënë para vetvarjes nga 17 vjeçarja gjirokastrite

Eshte publikuar letra qe pati lene para vetvarjes Irsa Muçollari, 17 vjeçarja gjirokastrite e cila kreu aktin e vetvarjes mbasditen e djeshme ne banesen e saj ne lagjen “18 Shtatori”.

Advertisements

Letra e shkruar ne anglisht, hedh drite per vuajtjet qe perjetonte Irsa ne Gjimnazin “Siri Shapllo” me shoket e klases. Per te qene transparent me publikun, po percjellim disa fragmente te kesaj letre te cilen e kemi perkthyer.

Advertisements

“O Zot, perse po vuaj keshtu valle? Une jam kjo qe jam, dhe miqte dhe shoket kerkoj te me respektojne. Por ata tallen me mua. Une ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetmine time. Nuk me vjen turp per veshjen time. Kaq mundesi kane prinderit e mij, babi im qe kujdeset aq shume per mua aq sa dhe mami.

Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemren time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonese jam hapur. Perse u dashka te vuaj? Valle kjo eshte jeta?

Pra ishin keto disa fragmente te shkeputura nga letra qe kishte lene ne kapakun e celularit e ndjera Irsa Muçllari para vetvrasjes se saj./ Jugulajm