Gjesti flet për Xhenetën pas shfaqjes së klipit: Nuk ka pasur kush mëshirë për mua

Gjestit iu shfaq një intervistë e Xhenetës në Fan Club në spektaklin e së martës, ku ajo foli për raportin e saj me të, zhgënjimin dhe faktin se e priste jashtë. Këngëtari e akuzoi Xhenetën për sjellje të pamëshirshme dhe tha se ajo e kishte lënduar shumë gjatë marrëdhënies së tyre.

Advertisements

Në një moment të intervistës, Gjesti shprehu se nuk ka ndjerë asnjë mbështetje nga Xheneta gjatë kohës që kanë kaluar së bashku, duke shtuar se ka parë gjëra shumë të ulëta që nuk i kishte pritur. Ai theksoi se nuk ka pasur kush mëshirë për të dhe se ka kaluar një periudhë të vështirë, duke vuajtur nga paranojat dhe depresioni, të cilat nuk janë vërejtur nga askush.

Advertisements

Gjesti e përmbylli intervistën me një mesazh për Xhenetën, duke thënë: “Ishalla është e lumtur, Zoti ia jep atë që meriton.” Ai theksoi se ka kuptuar që nuk ka ndihmuar askush për ndjenjat e tij, duke përmendur se lotët dhe shqetësimet e tij nuk janë kuptuar nga të tjerët.

“A të bëri ndonjë ndjesi që e pe?”, iu drejtua Loredana Brati pas mbrëmjes së djeshme.

“Jo, çfarë kam përjetuar unë aty shuj tmerr. Nuk ka ndjesi, kam parë gjëra që është dashur t’i shoh, kam parë gjëra shumë të ulëta. Nuk ka pasur kush mëshirë aty për mua, nuk po mund të t’i sqaroj disa gjëra. Kur të dalësh jashtë e kupton vet”, u shpreh Gjesti.