reu i PD Sali Berisha shprehu dyshimet e tij lidhur me mundësinë e ardhjes së palestinezëve të Gazës në Shqipëri si pjesë e një plani për zhvendosjen e tyre nga Shtetet e Bashkuara.
Advertisements
Në një prononcim të fundit, ai theksoi se Shqipëria nuk është e përgatitur për të pritur një numër të tillë njerëzish.
Advertisements
“Unë mendimet i kam shprehur. Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të pritur palestinezët,” tha Berisha. Ai theksoi se situata aktuale e vendit nuk ofron asnjë garanci për mirëqenien e tyre.
“Shqipëria është në një qerthull me këta të Gjadrit. Është vend trafiku. Nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep asnjë garanci për qeniet njerëzore,” përfundoi ai, duke shprehur shqetësimin e tij për mungesën e infrastrukturës dhe kapaciteteve për të menaxhuar një fluks të tillë të refugjatëve.