Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
Advertisements
Operacioni i koduar “Destinacioni 4”, vihet në pranga një 25-vjeçar që trafikonte nga Tajlanda në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
Advertisements
Sekuestrohen 2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 40 000 euro, shuma parash, celularë, sende me vlerë dhe prova të tjera të vlefshme të hetimin.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 4”, u arrestua shtetasi R. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një pako me 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga Tajlanda.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.