“Po më dhemb zemra” – Loredana dorëzohet pas deklaratave të Jozit?!

Loredana mbrëmjen e djeshme pësoi një zhgënjim tepër të fortë nga Jozi dhe deklaratat që ai kishte bërë në “Fan Club”. Banorja gjithashtu hoqi unazën e martesës dhe e hodhi në dysheme. E mërzitur dhe e pikëlluar pranë saj ka qëndruar Aldo.

Advertisements

BISEDA

Advertisements

Loredana:

Kur ai arrin të mos më respektojë mua prindërit çfarë të pres më unë? Unë para prindërve të atij do ulja hundën.

Aldo:

Nuk mund të të fryjë ty kundër atij sepse e kam shok por edhe ty të kam xhan. Ti duhet të dalësh në konkluzione.

Loredana:

Po më dhemb zemra sepse duhet të kishte ulur hundën dhe të kërkonte t’i zgjidhte gjërat jashtë. Unë këtu bëra më shumë se sa duhet.

Aldo:

Sido që të ndjehesh ti ndaj atij ku ndikon te loja jote?

Loredana:

Mi thithi të gjitha energjitë.

Aldo:

Ti mund ta marrësh këtë pikëpyetje dhe ta lësh mënjanë, ta sqarosh kur të dalësh.

Loredana:

E di.