Kërcet arma, vritet një person brenda një lokali, zbardhen detajet e para

Një person është vrarë sot rreth orës 13:50 në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.

Advertisements

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur se sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të marra ka humbur jetën një 42-vjeçar.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj”.

Advertisements

“Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, ka thënë tutje Zahiti.