“Hetojnë Belon për diplomën”- Deklarata e Ramës, Këlliçi: Ai e di shumë mirë që unë s’kam probleme! Nesti Angoni është nga oborri i kryeministrisë

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, përmendi hetimin e tij nga SPAK për një diplomë të dyshuar si false.

Advertisements

I ftuar në News24, Këlliçi e quajti këtë një përpjekje për të mbrojtur dikë tjetër dhe jo një mbrojtje reale ndaj tij.

Advertisements

“Unë prej më shumë se dy muajsh jam nën hetim nga SPAK, jo për akuza, por për artikuj portalesh të përkthyera si akuzë nga Idajet Beqiri, një person i dënuar në katër shtete për krijimin e organizatave terroriste, falsifikim, mashtrim dhe gjenocid,” tha ai, ndërsa shtoi se “Rama e di mirë që unë nuk kam probleme. Të hetohen dëftesat e mia nga klasa e parë deri në diplomim”.

Më tej, teksa u ndal te arrestimi i kryebashkikut Erion Veliaj, ai tha se Nesti Angoni, personi i cili thuhet se ka denoncuar Veliajn, është nga oborri i kryeministrisë,.

“Edi Rama është shprehur dje që ‘kryetar Bashkia këtu jam unë’. Para një viti i hoqi kryetarit lejet e ndërtimit si kompetencë, i jep AZHT-ja. Para 6 muajsh e hoqi nga drejtimi politik i Tiranës, vendosi Manastirliun dhe Spiropalin, solli dhe Blendi Gonxhen, Erion Braçen dhe ministrin e Brendshëm.

Mos harroni retushimin nga fotot zyrtare, në asnjë aktivitet nuk e shihte Veliajn krah Ramës. Nesti Angoni në oborrin e kryeministrisë është. Rama e ka pasur projekt afatgjatë marrjen e Bashkisë Tiranë. Ai do që kur ta burgosë, të mos i bëj dëm”, tha ai.