A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Advertisements

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, e lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në orët e mëngjesit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.

Advertisements

Në lartësinë mbi 600-700 metra në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, dallgëzimi në dete i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0 deri 11°C

në zonat e ulëta 6 deri 16°C

në zonat bregdetare 8 deri 16°C