Momenti kur Ajola Xoxe largohet nga Gjykata e Posaçme: Nuk pranon të … (Video)

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Advertisements

Ndryshim i masës së sigurisë i është bërë vetëm Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, e cila nga arrest në shtëpi do të ketë masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Advertisements

Ndërkohë, ky është momenti kur Ajola Xoxe largohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkëshortja e Veliajt nuk ka pranuar të japë prononcim për gazetarët, ashtu siç bënë edhe avokatët mbrojtës.