Çadrën me vete! Sot ditë me shi, në zonat malore priten edhe reshje bore

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, e lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në orët e mëngjesit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Advertisements

Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e pasdites reshjet lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore. Në lartësinë mbi 600-700 metra në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, dallgëzimi në dete i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 0 deri 11°C, në zonat e ulëta 6 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 8 deri 16°C.