Tronditëse në këtë shtet/ Hidhet granatë brenda një lokali, të paktën 12 të plagosur dhe dy në gjendje të rëndë

Një granatë e hedhur të mërkurën mbrëma brenda një lokali në Francën juglindore , rezultoi me më shumë se 12 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, duke mos përjashtuar një akt terrorist.

Advertisements

“Dikush hyri, hodhi një granatë, me sa duket nuk tha asnjë fjalë, më pas iku”, tha për shtyp prokurori Couchy, François Toure.

Advertisements

Personi që hodhi granatën dyshohet se ka qenë edhe i armatosur me kallashnikov automatik. Nuk është e sigurt që ky kallashnikov është përdorur. Në momentin që shpërtheu granata në dyqan kishte shumë klientë.

Shpërthimi ndodhi pak pas orës 20:00 në distriktin e fshatit Olimpik, të cilit përgjithësisht i jepet përparësi nga shërbimet e sigurisë, në pjesën jugore të Grenoble. Ndër skenarët që po shqyrtohen është edhe lidhja me trafikun e drogës.