Ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe gruaja e 30-vjeçarit, të cilët një ditë më parë automjeti që po lëviznin u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin.
Advertisements
Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma.
Advertisements
Por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. D., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe,e cila ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.