“Kryeministri s’është mirë nga koka”- Deputeti i PD-së përplaset me kryetaren e Kuvendit! Spiropali: Mos guxoni më, kaq! E turpshme fyerja e një personaliteti

Deputeti i PD-së, Asllani Dogjani ka replikuar me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, pasi ligjvënësi demokrat gjatë fjalë së tij në foltore u shpreh se socialistët drejtohen nga “dikush që ka nevojë për një vizitë mjekësore sepse dukshëm se nuk është mirë nga koka”.

Advertisements

Por, teksa Dogjani fliste në Kuvend, ndërhyri kryeparlamentarja, i cila iu drejtua duke thënë që “mos guxoni më, kaq”.

Advertisements

Spiropali u shpreh se nga foltorja e Parlamentit nuk mund të ofendohet një personalitet.

Asllan Dogjani: Para dy ditësh e pamë me sytë tanë se si kryeministri i vendit përplasi tavolinën me grusht duke përdorur një fjalor banal, që nuk mund ta them. Edhe në gjuhën angleze F… Sepse atë ditë mori vesh që ish drejtuesi i fushatës së Trump kishte ardhur në Shqipëri dhe do të drejtonte fushatën e PD, si edhe e denoncoi kryetarin e PS si kukull në dorën e Soros.

Keni Kryeministër që jeton si monark, pi një shishe verë 33 mijë euro që lëviz me charter dhe blen vazo 5 mln euro, një biletë për ndeshje basketbolli e ble 26 mijë dollar. Ndërkohë 17 vjeçarja vret veten se s’ka fustan si shoqet e saj. Qeveria është bërë aleat i krimit.

Në krye të institucionit keni një njeri që sillet me brekë nëpër këmbë në zyrat e shtetit. Si mund të kërkoj llogari për rendin e sigurinë kur drejtoheni nga dikush që ka nevojë për një vizitë mjekësore sepse dukshëm se nuk është mirë nga koka.

Elisa Spiropali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin dhe mos guxoni më të diskutoni më në këtë foltore mbi shëndetin mendor, kaq, mos guxon më ta përdorni foltoren

Asllan Dogjani: Mos guxoni të më ndërprisni, mos guxoni…

Elisa Spiropali: Përfundoni fjalën, është e turpshme fyerja e një personaliteti, kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit, deputetëve, nuk lejohet nga ajo foltore.

Drejtoheni nga një njeri që i dhimbte shpirti për Erion Veliajn duke pretenduar se nuk dinte gjë për arrestimin e tij.