“Heshtja vret më shumë”, çfarë po paralajmëron Xheneta?

Xheneta Fetahu ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve me një postim të bërë ditën e sotme në “Instastory”.
“Silence speaks louder than words (heshtja flet më shumë se fjalët)”, ka shkruar ajo në postimin e saj, duke tërheqë menjëherë vëmendjen e të gjithë fansave të saj dhe jo vetëm.

Advertisements

Ajo ka vendosur gjithashtu një orar; 19:00 duke lënë të kuptohet se diçka do të ndodhë ose do të zbulohet në atë moment.

Advertisements

Ky postim vjen pas transmetimit të një klipi në “Big Brother VIP 4”, ku u shfaq intervista e saj në “Fan Club” për Gjestin , e ky i fundit i pa të gjitha e madje i komentoi. A do flasë për këtë gjë Xheneta?Kujtojmë se Xheneta ka hedhur dyshime mbi sinqeritetin e dashurisë së tij për të dhe se ajo mendonte që Gjesti ishte duke e pritur jashtë për të sqaruar marrëdhënien e tyre.Diçka që banori i BBV 4 e ka hedhur poshtë duke pohuar se dashuria e tij për Xhenetën ka qenë e sinqertë por ajo ka luajtur dhe e ka përdorur atë, duke e keqtrajtuar.