ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”. Ajo ka folur më shumë për jetën e saj pas këtij programi, historinë e saj të dashurisë, por duke u ndalur edhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e saj…
Advertisements
Erika është një mikeshë e Loredana Bratit, banore e BBV4. A ka qenë ajo vërtet e martuar jashtë siç dhe përflitet?
Advertisements
Jo.
Nuk ka qenë kurrë?
Jo. Me sa di unë jo.
Por përse thuhet se Loredana ka hyrë e martuar brenda shtëpisë?
Por edhe për mua thonin që e kam babin kinez, kështu që me fjalët e njerëzve nuk merremi.
Si të duket Loredana në lojë? A ndjen ajo vërtet për Jozin?
Besoj se po. Më kujton pak historinë time me Bucin në “Përputhen” dhe më erdhi shumë keq, u preka shumë. Por e dija që do të vinte kështu. Më bëhet qejfi që doli Jozi nga aty. Po e dëmtonte shumë dhe nuk ishte fare Loredana ajo.
Mendon se kanë të ardhme bashkë jashtë?
Jo. Loredana meriton një mashkull shumë herë më të mirë se Jozi.