Advertisements
Advertisements
Në një moment teksa po fliste Taulant Balla, deputeti i PD, Flamur Noka është drejtuar drejt tij, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e gardës.
Më pas Noka ka marrë një bidon uji në tavolinat e Kuvendit dhe e ka hedhur drejt ministrit Balla
“Lërë mo ti lërë, se je bërë qesharak komplet, lërë të përgigjet njëherë të vetme”, tha Balla për Flamur Nokën.
Në këtë momente deputeti i PD është kthyer me vrap dhe është nisur drejt Ballës, i cili ndodhej në tavolinën e tij, vë vendin ku qëndrojnë ministrat
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të qetësuar deputetin e PD-së.
Në këtë moment, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali tha se Flamur Noka është i përjashtuar.
“Ndërpritet seanca dhe jeni të përjashtuar”, tha Spiropali.
Balla: Merreni këtë se është i çmendur. Sali merre paketoje këtë. Punë të mbarë Sali në opozitë.