Alban Gjonaj, 17-vjeçari që u godit me thikë në ambientet sportive të Shkollës “Gjergj Kastrioti” në Mat është dërguar tek Trauma.
Advertisements
Adoleshenti raportohet se u godit me thikë në brinjë nga 18-vjeçari Donald Lepuri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Mësohet se në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti” në Baz, me 96 nxënës, nuk ka oficer sigurie, dhe as psikologë.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar.
Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D.L.
Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se 2 shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes