Rama quajti si shpifje vizitën tek Veliaj në burgun e Durrësit/ Berisha zbulon ‘të vërtetën’: Ja pse e anuloi

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e quajti shpifje vizitën tek Erion Veliaj në burgun e Durrësit. Kryedemokrati u shpreh se Rama e anuloi vizitën tek kryebashiaku i Tiranës, pas denoncimit të tij publik.

Advertisements

Sali Berisha: Bota e krimit po zien. U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Velisë. Dhe unë jam paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit. të mos përzihet dhe të mos kërcënojë sepse do të ketë pasojat më të rënda. Nuk e çoi kot. E anuloi sigurisht sepse e denoncova unë para medias, sepse e dinte që do të shkonin dhe ju mbrapa atje.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi zërat se ishte nisur në Durrës për t’u takuar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua në paraburgim pas masës së arrestit me burg. Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë tha se nuk i shkon në mendje të bëjë teatër me vizita nëpër burgje, ndërsa thekson se “beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste”.

“Unë s’jam këneta dhe Zoti nuk më ka dënuar me zhubrazhgarravitje të surratit, duke më imponuar rolin e bufit të kënetës për të larë haqet e një jete të mbrapshtë publike! Dhe siç po e sheh në kanale e portale tërë Shqipëria unë jo SPAKUN që nuk e kontrolloj përderisa kam udhëhequr luftën për krijimin e tij si flamur pavarësie në territorin deri dje komplet të pushtuar të drejtësisë, po as nuk kontrolloj një media të vetme”, shkruan Rama.

Po ashtu, Rama dha lajmin se dje morën letrën e Presidencës Polake të BE, për çeljen e grupkapitullit 3 të negociatave “ndërkohë që në 29 janar kemi marrë letrën për çeljen e grupkapitullit 2, pra për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt sallës së madhe të familjes së bashkuar europiane”, tha kryeministri.