Habit Blero, i uron Shën Valentinin të dashurës dhe ish-partneres?

Blero Muharremi, këngëtari i njohur, ka ndarë një moment të veçantë nga jeta e tij personale, duke treguar se po shijon një lidhje të re dashurie.

Advertisements

Në prag të festës së Shën Valentinit, ai ka postuar një fotografi nga një restorant, duke lënë të kuptohet se është duke e kaluar këtë ditë speciale me partneren e tij.

Advertisements

Pavarësisht se nuk e ka zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, Blero ka tërhequr vëmendjen me një mbishkrim të veçantë dhe disi thumbues, ku shkruan:

Dita e parë e Shën Valentinit, gëzuar edhe ex-ave të mi.

Ky dedikim ka ngritur dyshime të shumta mes ndjekësve të tij, të cilët mendojnë se mund t’i referohet ish-të dashurës së tij, Afrona Dikës.