Aksident i rëndë në Rugovë/ Autobusi del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, 17 të lënduar dërgohen në spital

Një autobus është rrokullisur në Rugovë të Pejës, duke lënë 17 persona të lënduar.

Advertisements

Sipas Driton Rugovës, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:50 në fshatin Shkrel, Rugovë. Autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke shkaktuar lëndime trupore për pasagjerët.

Advertisements

Ata janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Hetimi është duke u kryer nga Njësia e Trafikut Rajonal.