Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (16 Shkurt) në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabe.
Advertisements
Nga të dhënat paraprake policore mësohet se janë përplasur dy automjete mes tyre, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Advertisements
Gazetari, Elvis Hila, informon se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.