Gruaja e denoncoi për dhunë, policia habitet, ja çfarë gjen gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptarit

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikut të drogës dhe mbajtjes së municionit, teksa iu sekuestruan mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro cash.

Advertisements

Shqiptari akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikim, përndjekje, posedim pa leje të municionit dhe keqtrajtim të familjes.

Advertisements

Gjatë operacionit është denoncuar në liri edhe nëna e të arrestuarit, K. H., 59 vjeçe, pensioniste dhe banuese në të njëjtin qytet, për bashkëpunim në posedim për qëllime tregtimi.

Historia nisi mbrëmjen e 13 shkurtit, kur karabinierët ndërhynë në shtëpinë e 40-vjeçarit, pasi morën një raport se gruaja e tij, K. E., 37 vjeçe, ishte larguar nga shtëpia. Kërkimet zbuluan se ajo ndodhej në dhomën e urgjencës të Spitalit, ku dëshmoi se ishte dhunuar në familje.

Menjëherë u ushtrua kontroll banesë dhe u gjetën 3 pako kokainë me peshë 3,264 kilogramë, 13 mijë euro cash, që mendohet se ishin të ardhura të paligjshme, si dhe 52 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, informon media italiane.

I dyshuari kur pa efektivët, u përpoq të fshihte lëndën narkotike, por pa sukses. Gruaja e tij u gjet me shenja në fytyrë dhe trup nga dhuna fizike. Shqiptari u izolua në Burgun e Vicenza, në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.