Daut Laze vijon të jetë personi më i kërkuar nga policia gjatë dy javëve të fundit, pasi u arratis në mënyrë spektakolare nga ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë, aty ku janë zhvendosur të dënuarit me probleme të shëndetit mendor
Advertisements
49-vjeçari i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore nuk është gjendur ende, pavarësish kontrolleve të ushtruara tek të afërmit e tij, objekte kulti, apo edhe në banesa e ambiente të braktisura.
Advertisements
Në këmbim të çdo informacioni që të çon tek i arratisuri, që në ditën e parë të arratisjes, policia vuri 10 mijë euro shpërblim.
Nga ekspertiza që kanë bërë në burg hetuesit, ka rezultuar se Daut Laze është larguar i qetë dhe i vetëm nga qelia, rreth orës 03:44 minuta të datës 4 shkurt. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë së burgut, është vërejtur se 49-vjeçari ka hasur vështirësi vetëm në momentin që ka kapërcyer murin rrethues të institucionit. E gjithë arratisja, sipas burimeve, nuk ka zgjatur më shumë se gjysmë ore.
Pas arratisjes së Lazes, u arrestuan tre punonjës të burgut të Shënkollit, për shpërdorim detyre, të cilët u lanë më pas me masa të buta sigurie nga gjykata. Gjatë deklarimeve, punonjësit e burgut të Shënkollit kanë pohuar se gjatë kohës që kanë kaluar përballë dhomës që Laze qëndronte i shtruar kanë kujtuar se ai ndodhej në gjumë në qeli.
49 vjeçari ishte arrestuar për dhunë në familje, por vitin e kaluar Gjykata e Tiranës kishte caktuar mjekim të detyrueshëm për të.