Aksident tragjik në Krujë, një automjet përplas për vdekje këmbësorin 36-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Thumanë, Krujë, ku një këmbësor 36-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi D. S., 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin G. Gj., i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Advertisements

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga autoritetet për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.