“Nëse e do fort, mos e lësho” apo “Vdes për ty”, janë disa nga dedikimet që 34-vjeçari i ka publikuar në rrjetin e tij social Tik-Tok, ndaj të dashurës së tij Anila Prendushi. Çdo postim i tij, është me fotot e 44-vjeçares, me të cilën bashkëjetonte prej 5 vitesh.
Advertisements
Mirëpo, mesditën e sotme ai e qëlloi me armë zjarri në kokë Anilën duke e lënë të plagosur rëndë, e më pas vrau veten.
Advertisements
Ngjarja ndodhi brenda një makinë tip ‘Toureg’, ndërsa 44-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Shkodrës.
Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, 20, 18 dhe 9 vjeç.
Makina ku ndodhi krimi
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.
Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tik-Tok, me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.
Në profilin në Tik-Tok të autorit, Kolë Manaj kishte postuar një kolazh të fotove me partneren e tij, ku të dy shfaqen shumë të afërt.
Ndërkohë, nga deklarimet paraprake, të afërmit e 44-vjeçares kanë hedhur poshtë pistën e një krimi pasioni. Sipas tyre, ngjarja mund të ketë si motiv vështirësitë ekonomike të çiftit, për shkak se 34-vjeçari nuk ishte i punësuar. Ndërsa Anila Prendushi, ishte e punësuar si një punonjëse sociale në Bashkinë e Shkodrës.