Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës rihter ka ndodhur pasditen e së martës (18/2) në Kyllini, Greqi.
Advertisements
Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhet 7 kilometra në veriperëndim të Kyllinit me thellësi fokale 18.7 kilometra.
Advertisements
Siç bën të ditur sizmologu Akis Tselentis, lëkundjet janë ndjerë edhe në Patra, por nuk ka pasur probleme.
Greqia kohët e fundit është goditur nga tërmete të fuqishme, ku lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në ishullin e Santorinit.
Tërmetet e njëpasnjëshme bënë që shumë vizitorë të braktisinin vendin dhe të largoheshin nga ishulli.
Tërmetet kanë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në banesë dhe biznese, ndërsa në njerëz fatmirësisht nuk pati pasoja.