Policia e Tiranës organizoi operacionin “Flagranca”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për shitje të armëve të zjarrit ndërsa në pranga ranë dy persona.
Advertisements
“U arrestua në flagrancë shtetasi P. B., 26 vjeç, i cili dyshohet se po tentonte të shiste një armë zjarri pistoletë në kryeqytet. Verifikimet treguan se ai ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimi ne policisë.
Advertisements
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi:
Një armë zjarri pistoletë me një krehër fishekësh,
Tre celularë,
Një automjet tip “Honda”, me të cilin qarkullonin të dy të dyshuarit.
“Gjithashtu, u vu në pranga edhe shtetasi G. B. (S.), 37 vjeç, i cili dyshohet se ndihmonte 26-vjeçarin në këtë veprimtari të paligjshme. Gjatë ndalimit nga policia në zonën e njohur si “Zogu i Zi”, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e rendit dhe tentoi të largohej”, thotë policia.
Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në të dhëna të siguruara nga inteligjenca informative.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë rast dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.