Anila Ndoka 44-vjeçarja që u plagos me armë zjarri nga bashkëjetuesi i saj të martën në Shkodër, ndodhet ende në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Advertisements
Gazetarja Emi Kalaja në Shkodër bën me dije se kjo ngjarje e tmerrshme erdhi pas zënkave të njëpasnjëshme në çift, pasi Anila Ndoka 10 vite më e madhe nga i bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj kishte kërkuar të ndaheshin, ndërsa ky i fundit jo.
Advertisements
“44-vjeçarja ndodhet ende në gjendje të kritike për jetën, të paktën mjekët thonë se duhen 72 orë për të kaluar gjendjen e rrezikut dhe më pas t’i nënshtohet terapive të ndryshme, apo ndërhyrjeve kirurgjikale”, raporton gazetarja.
E gjithë ngjarja ndodhi në automjetin që ishte në pronësi të 44-vjeçares. Mësohet se Anila Ndoka është nënë e tre fëmijëve.