“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë”, kështu u shpreh mbrëmjen djeshme në “Opinion” psikologia Aurela Agalliu.
Advertisements
Ndërsa po diskutohej mbi krimet e pasionit në Shqipëri, pas ngjarjes tronditëse në Shkdoër ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi bashkëjetuesen dhe më pas i dha fund jetës, psikologia tregoi se këto raste ndodhin pasi vajzat e mira kryesisht janë të tërhequra nga djemtë e “këqinj”.
Advertisements
Mbase tendenca e vajzave për të pasur në krah një mashkull të tillë, pa marrë parasysh formimin e tij, përfundon pikërisht me këto raste tragjike.
Aurela Agalliu: Ne pastaj arrijmë në pikën… e kërkojnë rolin e të fortit, sepse ndihen të mbështetura.
Spartak Koka: Pra, ata që merren me drogë, duken si njerëz me vlerë sot.
Blendi Fevziu: Më thonin që ka të reja që i tregojnë histori të tilla si mjaft interesante, që admirojnë banditët që gjysma e tyre janë vrarë, kjo m’u duk shumë shokuese.
Kujtojmë se në rastin e fundit, 44-vjeçarja Anila Prendushi mbeti e plagosur rëndë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili pas sulmit vendosi t’i japë fund jetës.
Prendushi, e cila punonte si psikologe dhe mbante e vetme familjen, u qëllua me plumb në kokë pas një debati me të dashurin e saj.
34-vjeçari më herët i kishte dërguar viktimës një video ku, në gjendje të rënduar emocionale, e paralajmëronte për aktin e tij ekstrem.