Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së Burgjeve i ftuar në një studio televizive, tha se specialisti i aktiviteteve në burgun 313 që vrau veten ditën e djeshme ka qenë shumë i stresuar kohët e fundit për shkak të problemeve të tij familjare.
Advertisements
Macaj mohoi që Genci Aliaj ka marrë urdhër për kontroll në qelinë e kreut të PL-së, Ilir Meta ndërsa shtoi që ishte kompetencë e tij për ta ushtruar këtë funksion në rast se shikon diçka që nuk shkon.
Advertisements
Po ashtu Macaj tha se duhet të bëhen hetime për rastin në fjalë, ndërsa tha se 48-vjeçari mund të ketë pasur presione segmente të politikës apo mbështetës të Ilir Metës.
“Nisur dhe lajmet dhe informacionet që marrim, unë e kam ndjekur me qartësi të gjithë rrjedhën e ngjarjes. Edhe sot u interesova për çështjen e lejes vjetore, nuk është e vërtetë që nuk i kanë dhënë lejen. Ai ka qenë më raport mjekësor javën e fundit dhe është paraqitur dje për të kërkuar lejen vjetore. Kur e ka bërë kërkesën për lejen i kanë thënë, se është si rregull se e parashikon ligji që në momentin që merr lejen vjetore ti do të dorëzosh armatimin, e ka thënë shko dorëzoje dhe merre lejen.
Në kohët e fundit pyeta dhe kolegët që ka qenë i stresuar për shkak të problemeve familjare të tij. Para disa kohësh ka humbur dhe një fëmijë, ka qenë në proces debatesh familjare të vazhdueshme. Për të sqaruar situatën dhe për të mos marrë për bazë shumë lajme të rreme. Leja i është dhënë. Ka spekulime që ka pasur urdhër për kontroll. Nuk ka pas urdhër. Ai ka qenë specialist aktivitetesh në burgun 313. Ky specialist në regjimin e brendshëm kryen kontrolle dhe me iniciativën e tij.
Zyrtarët lartë kërkojnë të llastuar. Qytetarët në burg janë të barabartë. E parashikon rregullorja dhe ligji që të ushtrohet kontroll dhe në dhomat e 41 bis, edhe në sigurinë e lartë dhe në elementët e rrezikshëm të krimit të organizuar, dhe para një të dënuari me 3 muaj burg. Specialisti i aktiviteteve, përgjegjësi i grupit të sigurisë dhe përgjegjësi i regjimit të brendshëm me iniciativën e tij kur konstaton diçka që nuk shkon ka të drejtë të ushtrojë kontroll.
Ndoshta mund të ketë marrë kontroll nga kanale të ndryshme, nga politike, apo mbështetësit e personit të fjalë. Të hapen hetime. Unë jam të bëhen hetime. Nuk ka marrë urdhër të bëjë kontroll.”
Macaj sqaroi se Aliaj nuk ka ngritur asnjë ankesë për presion, megjithëse për shkak të probleme familjare është shfaqur i stresuar.