Paniku në Korçë, merr flakë tarraca e një pallati 4-katësh, detajet e para

Merr flakë tarraca e një objekti 4-katësh në afërsi të lagjes së SMT në Korçë. Mësohet se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Advertisements

Ende nuk dihen rrethanat por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut ose e një shkëndije elektrike. Zjarri është izoluar dhe po punohet për fikjen totale të tij.

Advertisements