Zarf i Zi në “Big Brother VIP 4”, cila është arsyeja? (Video)

Pasditen e kësaj të enjte, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka hyrë një Zarf i Zi. Kësaj radhe dënimi nuk ishte për persona të caktuar por për të gjithë banorët.

Advertisements

Shkak i këtij Zarfi të Zi është bërë mos zbatimi i rregullit të zgjimit, e si pasojë edhe aktivitetet ditore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk nisin në kohë.

Advertisements

Për këtë arsye, Vëllai i Madh ka vendosur që të mbyllë derën e dhomës së gjumit pa një afat të caktuar. Banorët duhet të gjejnë vetë mënyrën se si do të flenë gjumë.

“Banorë, për shkak të mos zbatimit të rregullit të zgjimit nga gjumi dhe të nisjes së aktiviteteve ditore në kohë, Vëllai i Madh ka vendosur që mbyllë derën e dhomës së gjumit me një afat të papërcaktuar”, shkruhej në Zarfin e Zi që e lexoi Laerti.