Bosi famëkeq i një bande vritet brenda sallës së gjyqit, u qëllua me armë nga një person i maskuar si avokat! Si u fut në seancë pistoleta e fshehur brenda një…

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person i maskuar si avokat, raporton BBC

Advertisements

Policia thotë se personi i armatosur përdori një pistoletë, e cila ishte fshehur në një libër pa faqe dhe u fut në sallë nga një 25-vjeçare. Kjo e fundit është në arrati.

Advertisements

Udhëheqësi i bandës Sanjeewa Kumara Samararathne ishte shoqëruar në gjykatë për t’u përballur me akuzat kur u qëllua, pasi ishte i dyshuar për disa raste të vrasjeve.

Kjo ngjarje pason një seri vrasjesh nga bandat rivale, të cilat kanë vazhduar ndërsa autoritetet zotohen të godasin dhunën e bandave në vend.

Kreu i bandës, i njohur gjerësisht si Ganemulle Sanjeewa, kishte qenë në paraburgim që kur u arrestua në shtator 2023.

Policia tha se ai ishte shoqëruar në gjykatë të mërkurën nga një grup i madh oficerësh policie. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u qëllua, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.

Personi i armatosur arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u kap nga policia.