“E lashë të lirë”/ Rozana e përlotur, zbulon arsyen se pse nuk e kishte takuar partnerin para hyrjes në BBVIP4!

Në një bisedë të sinqertë me Loredanën, Rozana ka zbuluar një detaj të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke sqaruar një keqkuptim që kishte lindur mes tyre.

Advertisements

Ajo shpjegoi se ka qenë më shumë se një muaj që nuk ishte takuar me partnerin e saj, pasi kishte marrë vendimin ta linte të lirë atë, për të parë mundësi më të mira dhe pse jo për të njohur një vajzë tjetër.

Advertisements

Rozana theksoi se nuk donte të ishte egoiste dhe se nuk dëshironte që një ditë të mund të mbante “fajin” për faktin se partneri i saj nuk mund të kishte një trashëgimtar.

Sipas saj, ndarja e përkohshme kishte ardhur si rezultat i luftës së saj të vazhdueshme për të pasur një fëmijë, një proces që ka qenë shumë i vështirë dhe emocional. Ajo ka përjetuar një periudhë të gjatë përpjekjesh, duke iu nënshtruar trajtimeve dhe gjilpërave për fertilitet, si dhe duke u përballur me shtim në peshë për shkak të ilaçeve që ka marrë.

Megjithatë, deri tani këto përpjekje nuk kanë dhënë ende rezultatet e pritura, duke e bërë këtë periudhë shumë të dhimbshme për të.