Krisma ka pasur! Egli dhe Gjesti duket se kanë mbajtur audiencën “e mbërthyer” para ekranit me raportin e tyre. Dyshja kanë mbajtur një marrëdhënie “tërhiq e mos e këput”, ku ndonëse ndajnë shtratin bashkë, ende nuk ka një puthje mes tyre. Por, a janë puthur Egli dhe Gjesti?
Advertisements
Pas daljes së tij nga “BBVA”, G Bani deklaroi në “Trotuar” se ka dëgjuar rënkime që vinin nga krevati i Eglit dhe Gjestit, duke aluduar se dyshja kanë kryer marrëdhënie nën jorganë.
Advertisements
Loredana po ashtu ka pretenduar se Egli dhe Gjesti puthen nën jorgan, por preferojnë të mos e bëjnë këtë para kamerave.
Pra, a kanë kryer marrëdhënie?
Këtë nuk dimë ta themi, por mund të themi që janë puthur.
Sipas burimeve të sigurta të Anabel nga brenda produksionit të “Big Brother VIP”, Egli dhe Gjesti janë puthur nën jorgan, gjë që është kuptuar nga zhurma karakteristike e puthjeve kur mikrofonat janë ndezur.
Mbetet e paqartë se pse kjo gjë nuk është transmetuar (ndoshta produksioni nuk e ka cekur për sa kohe ka ndodhur nën jorgan, ose se thjesht i intereson në aspektin e interesit ndaj formatit), por mbi të gjitha mbetet e paqartë pse Egli dhe Gjesti nuk e kanë diskutuar. Një arsye mund të jetë që thjesht duan “të luajnë” edhe pak me publikun, ose thjesht puthja nuk do të thotë asgjë në raportin mes tyre./Anabel.al