Behar Bajrit është një nga të akuzuarit dhe krerët e organizatës me të njëjtën emër në Shkodër, i cili ndodhet i arrestuar dhe paraburgosur prej vitit 2023, për dosjen “Metamorfoza”. Implikimi i tij u zbulua nga përgjimet në rrjetin “SKY ECC”, por më pas edhe te dosja “Revanshi”. Ai u arrestua në Francë më 4 shtator 2023 dhe më pas u ekstradua nga Inerpoli në muajin Nëntor të po atij viti, por mbi shpinë më herët ka pasur edhe akuza të tjera për çështje të ndryshme, mes tyre ajo “Oaz”, e shtatorit të vitit 2018. Behar Bajri, kushëri i Safet Bajrit, të arrestuar sot, po hetohen për një ngjarje të vitit 2018, teksa dyshohet për vrasje të paguara, si te “Metamorfoza”, mes të cilëve i akuzuar edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Advertisements
Por kjo nuk është hera e parë që Behar Bajri bie në pranga. Ai ishte në burg në vitin 2019, por Gjykata e Shkodrës vendosi që ta lirojë për dosjen “Oaz”. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për numrin dy të grupit “Bajri”, i cili u ekstradua nga Holanda në atë kohë. Ndaj tij ranë të gjitha akuzat, përfshirë edhe ajo e grupit kriminal, dhe e vetmja shkelje që i mbeti, sipas prokurorëve, është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Dosja “Metamorfoza” e riktheu atë përsëri në qeli. Më herët ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, Fabjola Bajri, më 20 qershor 2002. Ngjarja u raportua si vetëvrasje atëkohë, por provat munguan.
Advertisements
Gjithashtu është dyshuar për vjedhje më 14 janar 1999 në Dobraç, si dhe dy vrasje në atë kohë në lagjen “Vojo Kushi”, ku u ekzekutuan vëlelzërit Osman e Artur Alibali, por që përsëri munguan provat. Apo vrasja në fshatin Dobraç e Petrit Demirit, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, për të cilën u dënua fillimisht me 2 vite burg nga Shkodra dhe më pas me 9 vite nga Krimet e Rënda për gjobëvënie. Një tjetër vrasje ka qenë ajo më 15 shkurt 2001 e Arben Tuzit, krim për të cilin është dyshuar Behar Bajri, një gjobëvënie në shtator 2005 me 5 mln lekë ndaj një personi dhe abuzimi seksual ndaj dy vajzave të mitura më 2006, për të cilën ka pasur edhe masë sigurie.