Dënim apo shpërblim? Gjesti hap zarfin e katërt të ‘valixhes së tundimeve’, ja çfarë fshihej aty

Gjesti ka marrë dje një shpërblim nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Valixhja e tundimeve” e priste banorin te dhoma e surprizave dhe brenda kishte 7 zarfe me shpërblime dhe dënime.

Advertisements

Ai do vendoste nëse pranonte t’a hapte ose jo, e në momentin që hapet valixhja, 7 zarfet do hapen deri në kohën e përcaktuar, nëse ngel ndonjë pa u hapur bëhet i pavlefshëm.

Advertisements

Gjesti 3 zarfe i hapi mbrëmjen e djeshme, ndërsa 1 e ka hapur ditën e sotme dhe kishte një sfidë për të gjithë banorët por pa u përfshirë ai.

Këngëtari kishte detyrë që të ndante banorët në dy grupe të barabarta dhe më pas ata do të lidheshin me një litar rreth belit dhe do të qëndronin bashkë.

“Nga ky moment ti do të ndash shtëpinë në dy grupe të barabarta, pa përfshirë veten. Banorët do të qëndrojnë të lidhur me një litar rreth belit sipas grupeve që ke përcaktuar, pa mundur të ndahen në asnjë moment. Grupi që do të dorëzohet i pari do të ketë një dënim”, shkruhej në zarfin e pestë që Gjesti vendosi që të hapte.