U mërzit se hapi zarfin e fundit? Gjesti: Nuk ka shans, unë dal nga shtëpia nëse…

Gjesti ka arritur që të hapë shtatë zarfet që kishte në ‘valixhen e tundimeve’ që Vëllai i Madh ia dha si shpërblim

Advertisements

Gjesti ka arritur që të hapë shtatë zarfet që kishte në ‘valixhen e tundimeve’ që Vëllai i Madh ia dha si shpërblim duke qenë se është lider i shtëpisë për këtë javë.

Advertisements

Banori ka marrë surpriza, dhurata dhe role mjaft të rëndësishme për lojën nga këto shtatë zarfe. Duket se zarfi i fundit që ka hapur nuk i ka pëlqyer aq shumë, pasi në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” do të rikthehen tre banorë.

Gjesti do të thotë emrat e shtatë banorëve që kanë lënë garën që nga fillimi. Ata do të dalin në një televotim dhe publiku do të vendosë që të rikthejë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm tre prej tyre.

“Ça kam hequr me i heq Vëllai i Madh”, tha Gjesti pasi lexoi zarfin dhe shtoi se nëse kthehen ata që kanë dalë me Zarf të Zi nuk rri ai në shtëpi.

“Nuk ka shans, vijnë ata në shtëpi unë dal”, tha ai teksa banorët e tjerë u shprehën se kanë dalë shumë konkurrentë dhe ai ka mundësi zgjedhjeje.

“Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë dal prej shtëpia pasha shpirtin e nënës. Të kthehen ata që më kanë thënën fjalë të këqija, më kanë prekur me dorë, unë dal prej shtëpie. Është e tmerrshme kjo far pune”, tha Gjesti.

Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve u munduan që t’i shpjegonin se ata që kanë dalë me Zarf të Zi nuk kthehen, si dhe nisën menjëherë duke i thënë emrat e ish-banorëve që ai kishte mundësi që të thoshte.

“Pse e hape zarfin? Pse u bëre pishman tani që e hape zarfin? Pse u mërizte”, e pyeti Gerta dhe ai iu përgjigj: “Kam hequr shumë, më kanë ndodhur shumë gjëra dhe të kthehen ata banorë që më kanë prekur fizikisht, më kanë thënë ato fjalë mua. Si pse u mërzita? Të kem prapë punë me njerëz që më kanë thënë fjalë të këqija, më kanë përmend deri në farefis, që më kanë prekur me dorë, kurrë në jetë, nuk rri këtu”.