Nga tuneli sekret te…/ I shpallur në kërkim nga SHBA, si u arratis djali i “El Chapo”-s duke përdorur metodat e të atit

Djali i Joaquín “El Chapo” Guzmán, Iván, është arratisur nga burgu ku mbahej përmes një tuneli, njësoj si babai i tij.

Advertisements

41-vjeçari është lideri i Los Chapitos, një fraksion i Kartelit të Sinaloas, dhe është në mesin e trafikantëve më të kërkuar nga autoritetet amerikane.

Advertisements

Departamenti i Shtetit i ka vënë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çdo informacion që çon në arrestimin e tij.

Iván dhe bashkëpunëtorët e tij, José Ángel Canobbio Inzunza, Kevin Alonso Gil Acosta, José Alonso Acosta López dhe Gustavo Acosta López, janë arratisur nga shtëpia e tij në Tierra Blanca përmes një tuneli të ndërtuar fshehurazi. Pavarësisht kërkimeve intensive nga helikopterët e Ushtrisë dhe Gardës Kombëtare Meksikane, ata mbetën të pa gjetur.

Iván, i cili është më i madhi nga fëmijët e El Chapos, është në një pozicion të dobët për sa i përket kontrollit të kartelit të tij, pasi dy nga vëllezërit e tij janë arrestuar dhe po mbahen në burg në SHBA. Kjo arratisje ka ngjallur krahasime me atë të babait të tij, El Chapo, që në vitin 2015 arriti të largohej nga burgu Altiplano përmes një tuneli 2.4 km të gjatë. Kjo ishte arratisja e tij e dytë pas një tjetër të suksesshme në vitin 2001.

Iván kërkohet nga autoritetet amerikane për një hetim në Arizona lidhur me kartelin Sinaloa, pasi besohet se ai dhe vëllezërit e tij morën kontrollin e rrjetit të trafikut të drogës pas arrestimit të El Chapos.