Tmerr në SHBA/ 49-vjeçari terrorizon spitalin, raportohet për të paktën 1 të vrarë dhe 5 persona të tjerë të plagosur

Një oficer policie u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën, pasi një 49-vjeçar mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në York, Pensilvani në SHBA.

Advertisements

Personi i armatosur, i identifikuar nga autoritetet si Diogenes Archangel Ortiz, 49 vjeç, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerët e policisë, njoftojnë autoritetet lokale.

Advertisements

CNN raporton se autori i ngjarjes shkoi ditën e djeshme në ambientet e spitalit dhe nën kërcënimin e armës mori peng stafin mjekësor të spitalit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, 49-vjeçari qëlloi për vdekje një oficer policie, ndërsa plagosi pesë persona, 3 prej tyre nga staf mjekësor dhe 2 policë.

Grupi hetimor nuk ka dhënë ende informacione lidhur me motivin e sulmit.

Sakaq spitali siguroi se asnjë pacient nuk është lënduar nga ngjarja.

“Asnjë pacient nuk është lënduar. Spitali tani është i sigurt”, tha për CNN Susan Manko, zëdhënëse e UPMC Memorial në York.

Oficeri që humbi jetën ishte Andrew Duarte, konfirmoi departamenti i tij në Facebook .Duarte i ishte bashkuar departamentit në vitin 2022 pas pesë vitesh në Departamentin e Policisë së Denverit, sipas profilit të tij në LinkedIn.

Guvernatori Josh Shapiro vizitoi spitalin pas incidentit tragjik dhe vlerësoi oficerin që humbin jetën Duarte dhe kolegët e tij për misionin e tyre.

“Këtu në York County sot ne kemi parë më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit,” tha guvernatoti në një deklaratë për shtyp.