Numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në qendrat shëndetësore ka rënë ndjeshëm këtë javë, por mjekja pediatre Sonila Brati apelon për vigjilencë ndaj simptomave, veçanërisht kollës, e cila mund të tregojë praninë e infeksioneve virale. Ajo thekson rëndësinë e vaksinimit dhe kujdesit të përgjithshëm shëndetësor për të parandaluar sëmundjet e dimrit.
Advertisements
Java që lam pas ka shënuar një rënie të konsiderueshme të numrit të fëmijëve që janë drejtuar në qendrat shëndetësore. Megjithatë mjekja pediatre Sonila Brati apelon për kujdes dhe mosneglizhentë ndaj simptomave
Advertisements
“Mund të them që krahasimisht në periudhën e janarit dhe dy javët e para të shkurtit shohim se ka një tendencë rënie përsa I përket numrit të personave që paraqiten në qendrën shëndetësore. Temperatura e lartë është një nga simptomat që vazhdon të dominojë në këtë virozë. Ka dhe disa shenja të tjera që është dhimbja e kokës, lodhja shumë e madhe që fëmijët shprehin, përgjumja, dhimbja e forte e kockave, dhimbja e fytit.”
Mjekja Brati thotë se periudha e dimrit ishte një periudhë kritike për fëmijët sidomos moshat pediatrike.
Sipas saj, kolla është gjithashtu një simptomë tjetër që duhet vënë re, pasi mund të jetë një tregues i pranisë së infeksioneve virale.
“Ndryshe nga vitet e kaluara ku kemi pasur prezente dhe kollën e mirë dhe ajo ka pasur atë zgjatjen e vetë në kollë, duke qenë se zgjaste shumë, në këtë periudhë kemi pare që kola ka qenë një nga ato problematika të shtuara tek fëmijët. Pra, ose ka qenë një virozë që ka bërë vetëm temperature dhe nuk ka pasur asnjë element tjetër, ose pastaj ka pasur kollën brenda. Dhe është tipike në fakt, mendoj unë, në ccdo lloj viroze që kalohet edhe për shkak të faktorëve alergjikë, dhe për shkak të lagështirës, pra futen shumë faktorë brenda, është e para simptomë që nisë dhe e fundit simptomë që largohet.”
Mjekja Brati përmendi rëndësinë e vaksinimit dhe kujdesit të përgjithshëm shëndetësor për të parandaluar sëmundjet e dimrit.