VIDEO ALARMANTE/ Vajza e mitur nga Lezha del LIVE në “TikTok” me armë zjarri në duar: Mendoje dhe njëherë, ku e ke kokën…

Një video shqetësuese është bërë virale së fundmi në rrjetet sociale, ku gjatë një video live, njëra nga tre vajzat e reja shfaqet duke mbajtur në duar një armë zjarri.

Advertisements

Kjo video është publikuar nga portali “JOQ” dhe sipas denoncuesit vajzat ndodhen në Lezhë. Përpos armës që e reja ka në duar dëgjohet teksa përdor dhe një fjalor banal, ndërsa dy vajzat e tjera qeshin me atë çfarë bashkëmoshtarja e tyre thotë.

Advertisements

Ky fenomen është një sinjal alarmi për shoqërinë dhe autoritet të cilat duhet të reagojnë menjëherë.

Si është e mundur që armët po bien në duart e të rinjve? Si ka mundësi që një video e tillë të qarkullojë lirshëm në internet, duke normalizuar dhunën dhe duke i ekspozuar fëmijët dhe adoleshentët ndaj një realiteti të rrezikshëm?

Ndërkohë, theksojmë se rrjetet sociale janë bërë së fundmi një arenë ku dhuna promovohet hapur. “TikTok”, “Instagram”, apo dhe platformat e tjera janë kthyer në “armikun” kryesor të së rinjve ku degradimi nuk po njeh limite dhe shumë prej të rinjve po bien pre e dhunës, duke i çuar deri dhe në vetëvrasje.