Trump e cilësoi fitoren e CDU/CSU si ‘Ditë të madhe për Washingtonin dhe Berlinin’, Merz i kthen ‘shuplakën e parë: SHBA nuk kujdeset për Evropën

Berlin, 23 shkurt 2025 – Friedrich Merz, lideri i CDU/CSU dhe kandidati kryesor për kancelar të Gjermanisë, ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj komentimeve të Presidentit amerikan Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet gjermane.

Advertisements

Në një debat televiziv të drejtpërdrejtë, Merz kritikoi qëndrimin e qeverisë amerikane ndaj Evropës, duke theksuar nevojën për pavarësinë e kontinentit në fushën e mbrojtjes.

Advertisements

“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk kujdeset për Evropën,” tha Merz. Ai shtoi se prioriteti i tij kryesor është forcimi i Evropës dhe pavarësia e saj në aspektin e sigurisë, për të shmangur varësinë nga SHBA.

Në panelin e debatit, Merz gjithashtu kritikoi ndërhyrjen e Elon Musk në zgjedhjet gjermane, duke e quajtur atë një akt “drastik dhe të turpshëm”, që e krahasoi me ndërhyrjet e Moskës në proceset zgjedhore të tjera.

Sa i përket formimit të qeverisë, Merz pranoi se do të jetë një proces i vështirë, por shprehu besimin se një marrëveshje mund të arrihet deri në Pashkë, në muajin prill. Ai gjithashtu konfirmoi qëndrimin e tij kundër formimit të një koalicioni me AfD-në, duke theksuar se është e nevojshme që partitë të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.