Drejtuesi politik i Tiranës për PD-në, Belind Këlliçi, shkruan se Veliaj po kërcënon me gjuhë rrugaçërore prokurorit të SPAK Olsi Dado dhe gjyqtarit të GJKKO Erion Bani.
Advertisements
Ai shkruan se kjo sjellje e Veliajt është në fakt një mesazh i qartë dhe i koduar mafioz, për dëshmitarët e kthyer në “pentito”, të cilët me dëshmitë e tyre kanë faktuar përtej çdo dyshimi, përfshirjen e Erion Veliajt në korrupsion madhor si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Advertisements
Këlliçi shton se Veliaj, së bashku me ushtarin e tij mediatik, Leçjanin Karlo Bollino dhe mediat e drejtuara prej tij që paguhen me paratë e Inceneratorit fantazmë të Tiranës, kanë nisur një sulm frontal dhe denigrimin publik me shpifje e fyerje ndaj prokurorëve e gjyqtarëve specialë, pikërisht për të dhënë mesazhin se nuk e dini ende se me kë jeni ngatërruar.
Reagimi i Këlliçit
Gjuha prej një rrugaçi ordiner dhe kërcënimet e kreut të 5D, të lëshuara ditët e fundit drejt prokurorit të SPAK Olsi Dado dhe gjyqtarit të GJKKO Erion Bani, është në fakt një mesazh i qartë dhe i koduar mafioz, për dëshmitarët të kthyer në ‘pentito’, të cilët me dëshmitë e tyre kanë faktuar përtej çdo dyshimi, përfshirjen e Erion Veliajt në korrupsion madhor si kryetar i Bashkisë Tiranë!
Pronari faktik i Inceneratorit Tiranë nuk shqetësohet aspak për rëndimin e pozitës së tij penale, për shkak të Nenit të Kodit Penal që dënon me burg personat që fyejnë gjyqtarët apo prokurorët për shkak të veprimtarisë së tyre, pasi ai e ka të qartë që me akuzat e faktuara ndaj tij, edhe 3 apo 6 muaj burg për shkak të fyerjeve, nuk i bëjnë asnjë diferencë.
Veliaj, së bashku me ushtarin e tij mediatik, Leçjanin Karlo Bollino dhe mediat e drejtuara prej tij që paguhen me paratë e Inceneratorit fantazmë të Tiranës, kanë nisur një sulm frontal dhe denigrimin publik me shpifje e fyerje ndaj prokurorëve e gjyqtarëve specialë, pikërisht për të dhënë mesazhin se nuk e dini ende se me kë jeni ngatërruar!
Dyshja Veliaj-Bollino, njëri tashmë në burg dhe tjetri nën hetim nga SPAK, për grabitje të 4100m2 truall dhe fondeve publike përmes AKSH-it, duan të trembin dëshmitarët e dosjes së Nesti Angonit dhe të tjerët që kanë nisur të flasin sërish për skemën kriminale 5D dhe Inceneratorin Tiranë.
Janë të mbaruar! Presioni i tyre nuk tremb askënd! I bëj thirrje publike çdo dëshmitari, të mos bjerë pre e këtij presioni banal, që është një armë e fundit e dëshpëruar, e atyre që e dinë mjaft mirë se çfarë i pret, për shkak të makutërisë së tyre të pashembullt!