U qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi 6 ditë më parë, vdes nëna e 3 fëmijëve! Ç’ndodhi mes çiftit Kolë Manaj dhe Anila Ndoka, historia 5-vjeçare e dashurisë që përfundoi në tragjedi

Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, ka ndërruar jetë pas 6 ditësh në spitalin e Shkodrës.

Advertisements

Nëna e 3 fëmijëve u qëllua me armë zjarri nga partneri i saj, pas një debati mes tyre në makinë, ngjarje e ndodhur në lagjen ‘Mark Lula’ paraditen e 18 Shkurtit.

Advertisements

Pasi qëlloi me plumb në kokë Anila Ndokë, Kolë Manaj i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë”, informuan blutë ditën e krimit (18 Shkurt), ndërsa brenda mjetit u gjet edhe arma që u përdor për krimin e dyfishtë.

Por, 44-vjeçarja nuk arriti që të mbijetojë duke u ndarë nga jeta ditën e sotme.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të refuzimit të 34-vjeçarit që të ndahej prej partneres së tij, me të cilën mësohet se kishte nisur bashkëjetesën 5 vjet më parë.

PO KUSH JANË VIKTIMAT

Anila Ndoka (Prendushi) ishte nënë e 3 fëmijëve, që i kishte nga martesa e parë. Pasi ishte divorcuar me të atin e fëmijëve, dyshohet se kishte krijuar lidhje me 34-vjeçarin, Kolë Manaj. Sipas të dhënave të para ata bashkëjetuan prej kohësh, në një marrëdhënie jo të panjohur në zonë dhe në mes të familjeve të tyre.

Gruaja, e cila jetonte edhe me njërin nga tre fëmijët e saj, pasi dy të tjerët bëhet me dije se i mbante bashkëshorti, punonte si punonjëse sociale, ndërkohë që në lidhje me Kolë Manaj. Por pas aktit të rëndë, hetuesit kanë hapur rrjetet sociale të viktimës dhe të plagosurës për të kuptuar më shumë në lidhje me bashkëjetesën e tyre dhe është konstatuar se Manaj trumpetonte me një mënyrë të çuditshme “gjënë” që donte: “Atë që e do fort, mos e lësho, mos hiq dorë për asnjë arsye në botë!”

Referuar të dhënave policore saktësohet se nga dëshmitë e grumbulluara paraprakisht është fiksuar fakti se Manaj nuk është njohur për precedentë të mëparshëm dhe as nuk ka qenë ndonjë person problematik në lagje. Dyshohet se kohëve të fundit kishte pasur grindje mes tyre, duke çuar grupin hetimor drejt dyshimit që gruaja mund të ketë tentuar t`i jepte fund lidhjes me djalin 10 vjet me të ri se ajo, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Kolë Manaj inskenoi v*tëvrasje

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje lidhur me ngjarjen që tronditi Shkodrën, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Ndoka, krim i dyfishtë i ndodhur paraditen e 18 Shkurtit.

Në emisionin “Open” në News 24, gazetaja tregoi se Anila Prendushit ishte qëlluar me një plumb në kokë.

Ajo u shpreh se kishim të bënin me një krim të pastër pasioni, bashkëjetuesi i 44-vjeçares, Kolë Manaj, kishte inskenuar para ngjarjes vetëvrasje në banesën e tij dhe i kishte dërguar partneres video.

“Mendoj që është krim i pastër pasioni, sepse Kolë Manaj ka inskenuar sikur do t’i jepte fund jetës përmes vetëvarjes në banesën e tij dhe videon ja ka dërguar partneres së tij”, tha ajo.

Gazetarja tregoi se ata ishin takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, por takimi përfundoi në krim.

“Ai ka shkuar te puna e saj, te një kompleks pallatesh, ajo është futur në makinë për tu sqaruar. Ai e ka qëlluar dhe me idenë që e ka vrarë ka qëlluar edhe veten”, u shpreh gazetarja.