Mashtrim kompjuterik në bursa, 42-vjeçarit në Tiranë i sekuestrohen pasuri me vlerë 1.2 mln euro (EMRI)

Sekuestrohen pasuri me vlerë 1.200.000 euro të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi.

Advertisements

Operacioni “Fraud” është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK.

Advertisements

Në total janë sekuetsruar 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa.

Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit Erjon Kasmi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.